Një udhëtim 8-javor për të kuptuar dhe rritur fëmijën tënd sipas natyrës së tij unike
2 Qershor - 2 Gusht


Vizioni i “Prindërimit të Vetëdijshëm”
Human Design, që në thelb është një sistem për të kuptuar natyrën unike të njeriut, është projektuar nga Burimi, fillimisht, si një udhëzues për rritjen e fëmijëve.
Ai i ndihmon prindërit të përshtasin mënyrën e tyre të edukimit me blueprint-in energjetik unik të çdo fëmije.
Në fakt, kur themeluesi i Human Design, Ra Uru Hu, e solli këtë sistem në botë,
ai e theksoi qartë se Human Design është mbi të gjitha për fëmijët ,
dhe rrjedhimisht, për prindërit e tyre.
KY SISTEM NA NDIHMON TË:
Kuptojmë natyrën autentike të fëmijës tonë
Respektojmë mënyrën se si ai/ajo merr vendime (autoriteti i brendshëm)
Mbështesim ritmin dhe energjinë e tij/saj natyrale
Shmangim imponimin e pritshmërive që nuk janë në përputhje me dizajnin e tyre
Më pak rezistencë dhe konflikt në marrëdhënie
Më shumë siguri emocionale tek fëmija
Zhvillim të natyrshëm të vetëbesimit dhe identitetit


.png)
Një program 2-mujor për prindër që janë gati të dalin nga mënyrat tradicionale të edukimit… dhe të rrisin fëmijët e tyre në përputhje me atë që ata janë në thelb.
Sepse fëmija yt nuk ka nevojë të formësohet. Ai ka nevojë të kuptohet.
Ky program bashkon:
Human Design për të kuptuar blueprint-in unik të fëmijës
Parimet e prindërimit të ndërgjegjshëm
Artin e marrëdhënies prind–fëmijë
Në mënyrë që ti të kesh jo vetëm intuitë… por edhe qartësi dhe strukturë.
✨ Datat: 2 Qershor – 2 Gusht
✨ 8 Takime LIVE në Zoom
✨ Platformë mësimore + materiale të strukturuara
✨ Telegram Grup për mbështetje të vazhduesh8me
Ky nuk është një kurs informacioni.
Është një zhvendosje në mënyrën se si ti e sheh dhe e udhëheq fëmijën tënd.
Gjatë këtij programi, ti do të:
Kuptosh Dizajnin unik të fëmijës tënd dhe si ta drejtosh energjinë e tij/saj në jetën e përditshme.
Mësosh parimet thelbësore të prindërimit të ndërgjegjshëm që krijojnë siguri emocionale dhe lidhje të vërtetë.
Zhvillosh artin e komunikimit dhe prezencës si të jesh aty pa kontroll, por me ndikim të thellë.
Kuptosh neuroshkencën e zhvillimit të fëmijës si formohet truri, si funksionon sistemi nervor, dhe si ndikojnë reagimet e tua.
Ndihmosh fëmijën të rregullojë emocionet jo duke i shtypur, por duke i përpunuar në mënyrë të shëndetshme.
Lëshosh modelet e vjetra të prindërimit dhe të ndërtosh një mënyrë të re - të bazuar në vetëdije dhe inteligjencë emocionale.

DIANA PUSHI
Mentore e Potencialit Njerëzor
Diana është një mastercoach e Programimit Neuro-Linguistik dhe Hipnoterapi, një eksperte e lartë e Manualit Njerëzor, medituese, folëse dhe drejtuese e ndryshimit global. Pas 33 viteve suksesi në botën korporative, përfshirë konsulencën financiare, të lidershipit, dhe ekselencës, ajo u shkeput plotësisht për t'iu pergjigjur thirrjes së shpirtit të saj për të ndihmuar njerëzimin në arritjen e potencialit të tyre unik dhe rritjen e vetëdijes në planet.

KEIDI JOHANA
Këshilluese Shëndeti, Mentore Ekzekutive
Keidi është një këshilluese shëndeti dhe një mentore ekzekutive. Si një mastercoach e Programimit Neuro-Linguistik, Hipnoterapi, terapi "Time Line" dhe shkencën e shendetit, Keidi sjell metoda dhe aftësi inovative, për të krijuar një realitet të ri personal dhe kolektiv të jetës në Tokë. Si një mentore shpirtërore dhe shëruese, ajo ofron metodat transformuese të Duarve të Larta Shëruese, Mjekësine Alternative, Reiki dhe modalitete të tjera Kuantike dhe Hyjnore.
Ky program nuk është vetëm për të kuptuar fëmijën tënd.
Është për të ngritur nivelin e vetëdijes në marrëdhënien tuaj.
Sepse kur bashkohen manuali njerëzor, neuroshkenca, eksperienca dhe vetëdija e lartë…
prindërimi bëhet një eksperiencë e thellë, e vetëdijshme dhe transformuese.



